January 6, 2026
1 min read

Gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë një burrë në Fushë Kosovë

Një burrë është gjetur pas shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Kosovë.

Policia ka njoftuar se trupi i tij është gjetur të hënën rreth orës 12:50.

Ndërkohë, rrethanat e vdekjes së viktimës ende nuk dihen, derisa policia ka iniciuar rastin si “Hetim mbi vdekjen”.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij është gjetur pa shenja jete, ku vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Rrethanat e rastit ende nuk dihen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e tij të 363-të, ka marrë vendim që Gjykata Administrative të fillojë punën nga data 5 maj 2026. Gjykata Administrative do të funksionojë si gjykatë
Go toTop