September 9, 2025
1 min read

Selektori i Spanjës për U21-shat e Kosovës: Janë ekip i vështirë dhe janë fort agresiv në lojë

Kosova U21 do të jetë sonte nikoqir i Spanjës në “Fadil Vokrri”.

U21-shat, do të tentojnë të marrin fitoren e parë në grup ndaj një kundërshtari të fortë siç është Spanja.

Selektori i Spanjës, David Gordo për gazetën e famshme “Marca”, lavdëroi skuadrën tonë.

“Ata janë një ekip i mirë, e menaxhojnë veten shumë mirë në mesfushë , bëjnë presion të fortë dhe janë shumë agresivë në çdo sfidë. Dhe për më tepër, duke luajtur në shtëpi me mbështetjen e tifozëve të tyre, jam i sigurt se do të kemi një ndeshje shumë të vështirë dhe do të duhet të bëjmë shumë mirë për të fituar”, komentoi David Gordo.

Latest from Blog

Go toTop