January 7, 2026
1 min read

Përkeqësohet situata nga reshjet e dendura në Shqipëri: Shembet rruga, dëme në dy banesa

Në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë në Shqipëri, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, është shembur rruga dhe janë dëmtuar dy banesa.

Rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, ndërsa fatmirësisht banorët e dy shtëpive të dëmtuara nuk kanë pësuar lëndime.

Ndërkohë, lumi Vjosë ka dalë nga shtrati, duke përmbytur pazarin.

Niveli i ujit ka arritur në rreth 7 .1 metra teksa banorët e zonave të rrezikuara janë njoftuar dhe si masë parandaluese janë evakuuar 12 banesa.

Latest from Blog

Flamuri i UÇK-së valon në oborrin e Presidencës

Për herë të parë në historinë e Presidencës së Republikës së Kosovës, flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur të valojë në oborrin e institucionit presidencial. Lajmi është bërë i ditur
Go toTop