January 7, 2026
1 min read

Rahovec: Një burrë e qëllon vetën me armë në këmbë

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Sadedin Hajda” në Rahovec.

Atje, një person (mashkull kosovar) ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendren Kryesre të Mjekësisë Familjare, pasi i njëjti dyshohet se ishte vet plagosur me armë në këmbë.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta (njëra me gas), një karikator pa fishekë, një karikator me dy fishekë me gas, një gëzhojë, katër thika dhe një shufër metalike”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

“Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari vazhdon trajtimin mjekësor”.

Latest from Blog

Flamuri i UÇK-së valon në oborrin e Presidencës

Për herë të parë në historinë e Presidencës së Republikës së Kosovës, flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur të valojë në oborrin e institucionit presidencial. Lajmi është bërë i ditur
Go toTop