Gjatë periudhës njëjavore të punës, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar gjithsej 51 raste të reja të paraqitura.
Nga totali i rasteve:
48 raste kanë qenë të dhunës në familje;
1 rast i trafikimit të qenieve njerëzore;
2 raste të sulmit seksual.
Në kuadër të veprimeve ligjore dhe procedurale janë realizuar:
3 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje (UM) të parashtruara në gjykatë;
8 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (UME);
2 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje të Përkohshëm Emergjent;
1 kërkesë për ndërprerje të Urdhrit të Mbrojtjes.
Vendimmarrje dhe procedura gjyqësore:
6 aktvendime të aprovuara;
6 aktgjykime dënuese;
16 seanca gjyqësore;
4 seanca të mbajtura në prokurori.
Shërbime dhe mbështetje për viktimat:
51 këshilla juridike të ofruara;
2 përfaqësime të rasteve në polici;
8 referime të rasteve në Qendrën për Punë Sociale (QPS).