Ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë kanë marrë pjesë në një ushtrim të përbashkët me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policinë
Zhvillimi i stërvitjes “Shpata e Artë 2025” u bë i ditur përmes një njoftimi të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM).
“SIGURIA PËRMES PUNËS EKIPORE – Ushtarë Shumëkombësh me Forcën e NATO-s në Kosovë – KFOR u trajnuan me Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit dhe Policinë e Kosovës gjatë Ushtrimit #GoldenSabre2025 (Shpata e Artë 2025) , duke ndërtuar punën në grup dhe gatishmërinë për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë në Kosovë”, u tha në një njoftim të EUCOM.