January 13, 2026
1 min read

Buci ironizon me Labin pasi ia puthi këmbët bashkëshortes gjatë takimit

Gjatë natës së mbrëmshme të spektaklit në Big Brother VIP Kosova, banori Labinot Rexha përjetoi një moment të veçantë dhe emocional.

Bashkëshortja e tij, Laureta, hyri papritur në shtëpi për ta takuar, duke e surprizuar dhe përlotur këngëtarin.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte gjesti i Labit: ai u ul dhe i puthi këmbët gruas së tij përpara se ta përqafonte fort, një shenjë që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.

Ndër personazhet që nuk qëndroi pa komentuar ishte ish-banori i BBVK 2, Ylli Dervishi (Buci).

Ai ironizoi situatën përmes një postimi në InstaStory, ku publikoi një foto të këmbëve me çorape leshi mbi një tapet lojërash për fëmijë.

“Sa dashta edhe unë me ia puth këmbët Verones si Labi grus së vet, poo kur ja pash çorapat s’mujta”, tha ai.

Labi nga ana tjetër theksoi se njihet me bashkëshorten që nga shkolla fillore e tani kanë bashkë dy fëmijë.

Latest from Blog

“Onlajn” hyn në fjalorin e Gjuhës Shqipe

Të martën është publikuar online Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, i cili përmban rreth 125 mijë njësi leksikografike dhe konsiderohet si fjalori më voluminoz i gjuhës shqipe deri më tani. Në Fjalorin
Go toTop