Këngëtarja e njohur dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Anisa Veseli, feston sot ditëlindjen e saj të 24-t.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit disa fotografi ku shfaqet mjaft elegante, e veshur me një fustan të kuq me pupla që i jep një pamje mjaft “glamur”.
Përveç fotove tërheqëse, Anisa ka zgjedhur të përcjellë edhe një mesazh reflektues për rrugëtimin e saj deri më tani.
“Gëzuar ditëlindjen e 24-t për mua. Mbijetova, mësova, u rrita dhe jam ende këtu, duke qëndruar më e fortë se kurrë”, ka shkruar ajo krahas postimit.
Urime të shumta kanë vërshuar në seksionin e komenteve nga miq, kolegë dhe fansa, të cilët i kanë dëshiruar vetëm suksese në jetë dhe në karrierën muzikore.