January 16, 2026
1 min read

Kapen 160 kilogramë kokainë në Bergamo, dy shqiptarë në pranga

Një sasi prej mbi 160 kilogramësh kokainë është sekuestruar nga Guardia di Finanza italiane gjatë një operacioni në një zonë industriale të provincës së Bergamos, ndërsa dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga.

Droga ishte fshehur në shtatë çanta të mëdha dhe po transportohej me një automjet të tonazhit të rëndë (TIR), gati për t’u hedhur në tregun lokal, me një vlerë të përllogaritur rreth 20 milionë euro, raportojnë mediat italiane.

Shoferi i mjetit u pa teksa hipte në rimorkio, duke pritur mbërritjen e një automjeti tjetër që iu afrua menjëherë. Gjatë momentit të dorëzimit të shtatë çantave voluminoze, forcat e rendit ndërhynë dhe gjetën 150 pako me kokainë, me peshë totale mbi 160 kilogramë.

Dy të dyshuarit, shqiptarë, u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Bergamos, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

Latest from Blog

Operacion i madh bastisjeje në burgun e Dubravës

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar një operacion të gjerë bastisjeje me qëllim parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme dhe rritjen e sigurisë brenda
Go toTop