Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, tha se 19 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të vendit gjatë natës gjatë sulmeve në Ukrainën perëndimore.
Tusk theksoi se deri në katër dronë u rrëzuan nga avionë polakë dhe të NATO-s, duke shënuar herën e parë që dronë rusë janë rrëzuar mbi Poloni, shkruan BBC.
Dronët që hynë në Poloni ishin pjesë e sulmit të fundit të madh ajror ndaj Ukrainës, ku Rusia lëshoi 415 dronë gjatë natës.
Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se “të paktën tetë dronë sulmues” ishin të drejtuar drejt Polonisë, duke e quajtur përshkallëzimin një “precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për Evropën”.