Këngëtarja britanike Emeli Sandé i ka dhënë fund fejesës me pianisten Yoana Karamova.
Artistja 38-vjeçare e konfirmoi këtë për gazetën britanike The Sun. Sipas Sandé, çifti vendosi të ndahej verën e kaluar.
“Është e trishtueshme, por kemi vendosur të ndahemi. Ne ende kujdesemi shumë për njëra-tjetrën, por duhej ta përqendronim kohën dhe energjinë tonë në karrierat tona muzikore”, tha këngëtarja.
Sandé dhe pianistja klasike bullgare Karamova e bënë publike lidhjen e tyre në prill të vitit 2022. Ato njoftuan fejesën e tyre në shtator të atij viti.
Çifti kishte planifikuar të martohej në vitin 2023, por e shtyu dasmën për shkak të axhendës së ngjeshur të Sandé-s.