September 10, 2025
1 min read

Dion Gallapeni: Krenar që përfaqësoj vendlindjen

Dion Gallapeni pati paraqitje brilante kundër Suedisë në fitoren historike 2-0 në “Fadil Vokrri”.

Anëtari i Widzew Lodz në Poloni dha pasimin te goli i parë i Rexhbeçajt.

Mbrojtësi 20 vjeçar tregoi krenarinë për të përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës.

“Me zemër e shpirt për Kosovën – çdo hap në fushë bartë ëndrrat e një vendi të tërë, krenar dhe i lumtur që përfaqësoj vendlindjen time”, shkroi Gallapeni në llogarinë e tij në Facebook.

Gallapeni këtë verë u transferua nga Prishtina në Lodz për 250 mijë euro.

Latest from Blog

Go toTop