January 22, 2026
1 min read

Sot festë në familjen e Shyhrete Behlulit

Sot është një datë e shënuar për familjen e këngëtares së muzikës popullore, Shyhrete Behluli.

Ditën e sotme, ajo ka zgjedhur rrjetet sociale për të ndarë një gëzim të veçantë me ndjekësit e saj.

Përmes një fotografie të ëmbël në Instastory, Shyhretja ka uruar nipin e saj, Binin, me rastin e ditëlindjes. Në foto shihet vogëlushi i buzëqeshur, teksa këngëtarja ka shoqëruar imazhin me fjalë plot ndjenjë.

“Gëzuar ditëlindjen Bini, ti që na mbush me dashni”, ka shkruar ajo, duke e përmbyllur urimin me një emoji zemre.

Përveç urimit si gjyshe, në fund të fotos shihet edhe një dedikim tjetër emocionues: “Të don mami Let shumë,” duke treguar kështu atmosferën festive dhe dashurinë e madhe që rrethon vogëlushin në këtë ditë speciale.

Latest from Blog

Zjarr në një objekt në Begracë të Kaçanikut

Një objekt në fshatin Begracë të Kaçanikut është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Një qytetar ka vërejtur flakët në momentet e para dhe ka reaguar menjëherë, duke

Policia: Xhafer Raçi, ende në kërkim!

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit është në kërkim të personit të regjistruar si i humbur. Personi i raportuar si i humbur është Xhafer Raçi, i lindur më 18.02.1948, i cili me datë
Go toTop