January 27, 2026
1 min read

Kaq ishte! Merr fund lidhja disavjeçare e çiftit të shoubizit

Bella Hadid dhe i dashuri i saj Adan Banuelos janë ndarë.

Modelja 29-vjeçare dhe 36-vjeçari thuhet se janë ndarë pas më shumë se dy vitesh lidhjeje, sipas Entertainment Tonight.

“Bella po mundohet të qëndrojë pozitive dhe të shpërqendrohet nga ndarja. Ajo është e zënë me punë tani dhe po kalon kohë me miqtë e ngushtë”, tha një burim.

Bella dhe Adan u panë për herë të parë duke u puthur dhe duke mbajtur duart në tetor 2023, përpara se të dilnin zyrtarisht në Instagram në shkurt.

Ajo madje thuhet se u zhvendos në Teksas për të jetuar me Banuelos.

Latest from Blog

Go toTop