Gjermania ka thënë se mbështetë Poloninë në thirrjen e Nenit 4 të traktatit të NATO-s pasi dronët rusë shkelën hapësirën ajrore polake.
Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius i tha Bundestagut se dronët ishin “qartësisht të armatosur” dhe theksoi seriozitetin e incidentit.
Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë gjermane Sebastian Hille tha se Moska po “vë në provë” aleatët e Ukrainës, shkruan Deutsche Welle në gjuhën angleze.
Shkelja “tregon edhe një herë kërcënimin me të cilin përballemi dhe sa shumë po testohen Gjermania dhe vendet e tjera të NATO-s nga Rusia”, u tha ai gazetarëve.