Në Teatrin Adriana në Ferizaj, sot kanë filluar provat e shfaqjes teatrore “9 Shpirtra”, me autor Tayfun Türkili, në regji të Ali Volkan Çetinkaya.
Shfaqja “9 Shpirtra” është një komedi e zezë me humor absurd, ku një burrë përpiqet të ndahet nga gruaja, por përfundon në nëntë tentativa qesharake për ta vrarë, që gjithmonë dështojnë. Një histori mbi martesën, tradhtinë, frikën dhe absurditetin njerëzor.
Aktorët në këtë shfaqje janë: Mevlan Saraçi, Gresë Gashi, Teuta Krasniqi, Jajush Ramadani, Milot Salihu dhe Dashuri Rexhepi.
Skenografia dhe kostumet janë punuar nga Berna Yavuz.
Shfaqja realizohet si bashkëprodhim i Teatrit “Adriana”, Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove të Vendeve Ballkanike – Bursa, Turqi, dhe Gresa Gashit si koproducente.
