September 10, 2025
1 min read

ATK dhe AKI me kapitull të ri bashkëpunimi për mbrojtjen e sigurisë ekonomike të vendit

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, priti sot në ambientet e ATK-së Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, në një takim të parë zyrtar ndërmjet dy institucioneve.

Në një komunikatë për media thuhet se ky takim shënon hapjen e një kapitulli të ri në bashkëpunimin institucional, siç thuhet, me qëllim fuqizimin e përpjekjeve të përbashkëta për luftimin e dukurive negative që dëmtojnë sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Bashkëpunimi mes ATK-së dhe AKI-së pritet të tejkalojë objektivin e ngushtë të parandalimit të evazionit fiskal, duke u shtrirë në adresimin e fenomeneve të tjera që rrezikojnë integritetin ekonomik dhe shoqëror të vendit”.

“Të dy drejtuesit nënvizuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm, shkëmbimit të informacionit dhe forcimit të kapaciteteve institucionale për mbrojtjen e interesit publik. U theksua po ashtu se ky bashkëpunim do të kontribuojë në rritjen e transparencës, besimit qytetar dhe në ndërtimin e një sistemi më të drejtë e më të sigurt për të gjithë”, thuhet tutje në komunikatë.

Latest from Blog

Go toTop