January 29, 2026
1 min read

Trump paralajmëron Iranin se ”koha po mbaron” për marrëveshjen bërthamore

Donald Trump e ka paralajmëruar Iranin se “koha po mbaron” për të negociuar një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor, pas shtimit të vazhdueshëm të forcave ushtarake amerikane në Gjirin Persik.

Presidenti amerikan tha se një “Armadë masive” po “lëvizte shpejt, me fuqi, entuziazëm dhe qëllim të madh” drejt Iranit, duke iu referuar një flote të madhe detare amerikane, shkruan BBC.

Në përgjigje, Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se forcat e armatosura të vendit ishin gati “me gishtat në këmbëz” për t’iu përgjigjur menjëherë dhe fuqishëm” çdo agresioni nga toka ose deti.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor dhe ka mohuar vazhdimisht akuzat e ShBA-së dhe aleatëve të saj se po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.

Latest from Blog

Go toTop