February 3, 2026
1 min read

Shqiptarja shpëton nga dëbimi prej Britanisë pasi deklaroi se burri e detyroi të vidhte

Një shqiptare i ka shpëtuar deportimit nga Mbretëria e Bashkuar pasi e pranoi se bashkëshorti i saj ishte përgjegjës për mashtrimin lidhur me kombësinë dhe të kaluarën penale.

The Telegraph ka raportuar se ajo kishte aplikuar për shtetësi britanike disa herë, duke mos deklaruar historinë e saj të vjedhjeve. Ajo gjithashtu pretendonte se kishte lindur në Kosovë, ndërkohë që ishte nga Tirana.

Gjykata e shkallës së parë pranoi se bashkëshorti i saj, mund të ketë “filluar dhe mbikëqyrur” gënjeshtrat e saj.

Avokati argumentoi gjithashtu se problemet e saj serioze të shëndetit mendor ndikuan në sjelljen e saj, një fakt që nuk ishte shqyrtuar si duhet nga gjykata fillestare.

Gjykata vendosi që çështja e saj të ri dëgjohet, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm që e detyronte atë të humbiste shtetësinë.

Latest from Blog

Go toTop