February 3, 2026
1 min read

Nuk e ndaloi dot, motoçiklisti godet policin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur  sot në rrugen Garibaldi në Prishtinë, ku një motoçiklist ka goditur një zyrtarë policor gjatë kohes sa ai po bënte përpjekje për ta ndalur atë.

Rastin e  ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana. Pllana ka thënë se motoçiklisti është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën Garibaldi në Prishtinë. Në aksident janë të përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtarë policor. Gjatë përpjekjeve për ta ndaluar, motoçiklisti ka goditur zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante.”, ka thënë Pllana.

Latest from Blog

Go toTop