Organizata bamirëse e Sarah Ferguson, Sarah’s Trust, ka njoftuar se do të mbyllet “për një të ardhme të parashikueshme” pas zbulimeve të reja rreth lidhjeve të ish-dukeshës me pedofilin e dënuar Jeffrey Epstein.
Një zëdhënës i organizatës tha: “Presidentja jonë Sarah Ferguson dhe bordi i drejtorëve kanë rënë dakord që shoqata për fat të keq do të mbyllet së shpejti”.
Ai shtoi se mbyllja “ka qenë në përgatitje dhe në shqyrtim për disa muaj”, raporton Sky News .
Zëdhënësi tha gjithashtu se ata “mbeten jashtëzakonisht krenarë për punën e shoqatës në vitet e fundit”, duke përfshirë dhënien e ndihmës gjatë pandemisë dhe për njerëzit e prekur nga lufta në Ukrainë.
Vendimi vjen pas publikimit të dokumenteve të reja të lidhura me Epstein të premten e kaluar, të cilat hodhën dritë të mëtejshme mbi natyrën e marrëdhënies midis ish-dukeshës dhe miliarderit të ndjerë.