February 4, 2026
1 min read

Policia arreston tre ‘dilerë’ në Mitrovicë, gjen rreth 50 qese me drogë

Policia në Mitrovicë të Jugut, gjatë ditës së sotme ka arrestuar tre persona, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas organeve kompetente, arrestimi ndodhi në orët e para të së mërkurës, derisa prangosja e të dyshuarve është realizuar në dy lokacione në Mitrovicë.

Gjatë kontrollit, sipas policisë, tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar 47 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 40.84 gram.

“Me aktvendim të prokurorit kompetent, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor , ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia përkatëse e DHTN-së”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Latest from Blog

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë mbahet me rastin e shënimit të 28-të vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas një
Go toTop