February 5, 2026
1 min read

Si nëpër filma, krejt çka ndodhi në Kaçanik brenda një nate: Gjuajtje me armë, vetaksident, kërcënim për vetëvrasje dhe dy të arrestuar

Në Kaçanik, mbrëmë është raportuar fillimisht për një rast të shkëmbimit të zjarrit nga armët mes dy veturave rreth orës 20:15.

Policia i është përgjigjur rastit, por ka njoftuar se nuk kanë gjetur asnjë dëshmi.

Megjithatë, sipas raportit 24-orësh, njësitet policore kanë vazhduar veprimet hetimore dhe rreth orës 21:40 kanë gjetur një veturë të braktisur, e vetaksidentuar.

Vetura, sipas policisë, ka qenë me vrima që dyshohet se kanë ardhur nga arma e zjarrit.

“Lidhur me rastin është arrestuar një dëshmitare femër kosovare e cila ka deklaruar se i dashuri i saj  i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa shtëpive të panjohura dhe aksidentalisht ka plagosur veten”, ka njoftuar PK-ja.

Ndërkaq, përderisa njësitë policore ishin në kërkim të të dyshuarit, i njëjti ishte vërejtur mbi kulmin e shtëpisë se tij.

Ai “kërcënonte për të kryer vetëvrasje, ku menjëherë eprori policor ka negociuar me të dyshuarin dhe pas negociatave i dyshuari bindet të zbres dhe arrestohet,  e më pas me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa arma e zjarrit AK-47 që dyshohet të jetë përdorur në rast është konfiskuar”.

“Në konsultim me prokurorin edhe dëshmitarja e cila dyshohet se kishte deklaruar rrejshëm dërgohet në mbajtje”, ka thënë Policia në raportin 24-orësh.

Rasti është hapur si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm/përdorim i armës”.

Latest from Blog

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë mbahet me rastin e shënimit të 28-të vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas një
Go toTop