Një i moshuar është goditur nga një veturë pasditen e sotme në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut.
Këtë e konfirmoi zëdhënsi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.
“Policia është duke kryer procedurat hetimore lidhur me aksidentin”, tha ai.
Nga ana tjetër, Shpend Fazliu, zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës tha se i moshuari i moshës rreth 76-vjeçare po vazhdon trajtimin, ndërsa janë ndërmarrë masat e nevojshme reanimatore nga ekipi i mjekëve dhe infermierëve.
“Tashmë po kryhet ekzaminimi radiologjik i Tomografisë së Kompjuterizuar (CT) e kokës, për të konstatuar gjendjen e kokës!”, tha ai për redaksinë.