February 6, 2026
1 min read

Vdes 76-vjeçari që u godit nga vetura në Mitrovicë

Ka vdekur 76-vjeçar i cili ishte goditur nga vetura në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, teksa thuhet se trupi i pajetë i viktimës,është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Më datën 05 shkurt 2026, rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në SHSKUK.

Më vonë, autoritetet spitalore kanë njoftuar se viktima ka vdekur.

Trupi i pajetë i viktimës, mashkull rreth 76-vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, shkroi Policia.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop