February 6, 2026
1 min read

Ish-menaxheri i reagon Mozzikut: Ia vodhe kursimet e jetës një gruaje të moshuar dhe e çuat në vetëvrasje

Dissit që Mozzik ia ka bërë vetës, i ka reaguar edhe ish-menaxheri i tij, Mehmet Elshani.

Elshani, që u përmend në këtë këngë, që sipas reperit ai ua ka marrë artistëve mbi 70% të parave sipas kontratës, ka zbuluar një detaj tjetër.

Menaxheri i On Records tha se Mozzik është i përfshirë në marrjen e parave që Loredana ia kishte bërë një gruaje të moshuar në Zvicër, e quajtur Petra Z, shkruan Demantim News.

Të vjedhësh kursimet e jetës së një gruaje të moshuar dhe pastaj të përpiqesh t’ia hedhësh fajin ish-bashkëshortes tënde? Ti dhe gruaja jote e dini saktësisht çfarë keni bërë. E shtytë plakën drejt vetëvrasjes dhe prapë doni të luani rolin e njeriut të mirë” shkroi  ndër tjera Elshani.

Madje, ai tha se tashmë mbështetjen kryesore do t’ia jep djalit të tij Roit, që të bëhet futbollist i vërtetë.

Shkrimi i plotë:

“Është vërtetë qesharake si disa njerëz mund të jenë kaq mosrespektues dhe prapë të mendojnë se meritojnë të kenë një vend në jetën time. Mjaft me marrëzitë. Gënjeshtrat e tua të çuan pikërisht aty ku je tani. Çdo dhimbje mendore dhe fizike që ke pasur – dhe që ende ke – e ke sjellë vetë mbi vete.

Gënjeshtra, tradhti, viktimizim. E vërteta tashmë ka dalë në dritë. Madje e ke pranuar vetë.

Të vjedhësh kursimet e jetës së një gruaje të moshuar dhe pastaj të përpiqesh t’ia hedhësh fajin ish-bashkëshortes tënde? Ti dhe gruaja jote e dini saktësisht çfarë keni bërë. E shtytë plakën drejt vetëvrasjes dhe prapë doni të luani rolin e njeriut të mirë” shkroi Elshani.

Latest from Blog

Go toTop