February 6, 2026
1 min read

Aksident mes tre veturave në rrugën Pejë-Istog, katër të lënduar

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën Pejë-Istog, në fshatin Ozdrim, ku janë përfshirë tre vetura.

Katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e fshatit, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

“Në orën 13:10 ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tre vetura në fshatin Ozdrim të Pejës. Katër persona janë lënduar, të lënduarit janë dërguar në spitalin e fshatit”, thuhet në konfirmim.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop