February 9, 2026
1 min read

Elmi Korpuzi publikon videoklipin e ri “Ty të njoha”

Kantautori Elmi Korpuzi vjen para publikut me projektin e tij më të ri muzikor, “Ty të njoha”, një rock baladë emocionale që trajton fuqinë transformuese të dashurisë në jetën e njeriut.

Kënga flet për ndikimin e thellë që një person i veçantë mund të ketë në rrugëtimin personal dhe shpirtëror.

Përmes një interpretimi të ndjerë dhe melodie të fuqishme rock, “Ty të njoha” përcjell emocione të sinqerta dhe mesazhe njerëzore.

Videoklipi zyrtar ndërthur interpretimin live të Elmi Korpuzi me bendin, si dhe një histori simbolike të një djali i cili, falë dashurisë, përjeton një ndryshim rrënjësor në jetën e tij.

Pamjet vizuale janë realizuar në Prizren, duke i dhënë klipit një atmosferë autentike dhe artistike.

Për më shumë detaje më poshtë gjeni videoklipin e plotë:

Latest from Blog

Go toTop