Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të bllokojë hapjen e Urës Ndërkombëtare “Gordie Howe”, e cila lidh Detroitin me Windsorin në Kanada, duke kërkuar që SHBA-ja të zotërojë të paktën gjysmën e projektit dhe të plotësohen kushte të tjera të papërcaktuara.
Ura, me vlerë 4.6 miliardë dollarë e financuar nga qeveria kanadeze, pritet të hapet në fillim të vitit 2026 dhe synon të lehtësojë trafikun e rëndë tregtar mes dy vendeve.
Trump deklaroi se nuk do të lejojë hapjen e saj pa kompensim të plotë për SHBA-në.
Autoritetet në Michigan kanë paralajmëruar se anulimi i projektit do të kishte pasoja të rënda ekonomike, përfshirë rritje të kostove për bizneset dhe humbje vendesh pune. Kërcënimi vjen mes tensioneve në rritje mes Uashingtonit dhe Otavës, përpara rinegocimit të marrëveshjes tregtare USMCA.