February 10, 2026
1 min read

Gjykata e Pejës dënon me tre vjet burgim një person për përvetësim në detyrë

Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.F., për shkak të veprës penale “Përvetësimi në detyrë”.

Kjo gjykatë njofton se e shpalli fajtor të pandehurin dhe ndaj tij shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 vjetësh, duke përfshirë kohën e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak, si dhe dënim me gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë) euro, të cilën i pandehuri do ta paguajë brenda 30 ditëve pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

“I pandehuri urdhërohet që t’i paguajë palës së dëmtuar Postës së Kosovës – Mitrovica 1 shumën prej 71.572,26 euro, brenda 3 muajve nga marrja e formës së prerë të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim”.

Pas vendimit, të njëjti   i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për një periudhë dyvjeçare, pas vuajtjes së dënimit me burg.

Latest from Blog

Go toTop