Shteti “gjunjëzohet” para bizneseve: Vetëm 545 gjoba për duhan gjatë vitit 2025, Inspektorati pranon se s’ka njerëz t’i dënojë shkelësit
Ligji për Kontrollin e Duhanit në Kosovë po vazhdon të mbetet kryesisht një dokument në letër, zbatimi i të cilit në terren po dështon të gjejë rrugë, veçanërisht në hapësirat e mbyllura të gastronomisë në Prishtinë dhe qytetet e tjera. Ndonëse sezoni i dimrit detyron qytetarët të qëndrojnë në ambiente të mbyllura, ku shkeljet janë më flagrante, institucionet përgjegjëse e pranojnë se e kanë të pamundur ta kontrollojnë situatën. Arsyeja kryesore për këtë tolerim të heshtur të duhanpirjes mbetet numri tejet i vogël i inspektorëve sanitarë në raport me numrin e madh të bizneseve.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara për vitin 2025, janë realizuar gjithsej 3,028 inspektime në subjekte hoteliere dhe restorante, nga një total prej mbi 8 mijë kontrollesh të përgjithshme.
Pavarësisht këtij numri të inspektimeve, shifrat e ndëshkimeve tregojnë një realitet tjetër, ku janë shqiptuar vetëm 545 gjoba ndaj bizneseve që kanë thyer ligjin.
“Gjatë vitit 2025: Janë realizuar 3,028 inspektime në subjekte hoteliere dhe restorante. Në total janë kryer 8,221 kontrolle nga Inspektorati Sanitar. Janë shqiptuar 545 gjoba ndaj bizneseve që kanë shkelur Ligjin për Duhanin”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Lidhur me këtë situatë, nga Inspektorati për Insajderin kanë thënë se vëllimi i punës është i papërballueshëm për numrin aktual të zyrtarëve në terren.
Inspektorati ka pranuar hapur se mungesa e stafit e bën të pamundur monitorimin e vazhdueshëm, duke bërë që aksionet të mbeten sporadike. Edhe pse Ministria ka planifikuar rritjen e numrit të inspektorëve sanitarë për të mbuluar nevojat në terren, procedurat e rekrutimit kanë bllokuar këtë proces.
“Për shkak të mungesës së procedurave të rekrutimit dhe kufizimeve administrative, deri më tani nuk ka qenë e mundur realizimi i këtij plani”, thuhet në përgjigjet e tyre.
Përveç mungesës së stafit, Inspektorati vë në pah edhe sfida të tjera.
Sipas vlerësimit të tyre, pirja e duhanit në ambiente publike është konsideruar për një kohë të gjatë si një praktikë e toleruar shoqërore, gjë që e bën ndryshimin e sjelljes së qytetarëve shumë të ngadaltë.
Mungesa e edukimit mjekësor dhe korniza ligjore jo plotësisht e kompletuar, e cila krijon paqartësi procedurale gjatë shqiptimit të gjobave për individët, janë faktorë shtesë që po e sabotojnë zbatimin e plotë të ligjit.
Në kërkesën e Insajderit për të bërë publikë emrat e bizneseve “recidiviste” ose listën e atyre që janë gjobitur më së shumti, Inspektorati Sanitar ka refuzuar qasjen, duke u thirrur në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.
Sipas tyre, publikimi i identitetit të subjekteve të ndëshkuara nuk lejohet pasi mund të cenojë konfidencialitetin komercial dhe sekretet e biznesit. Ky refuzim për transparencë i lë bizneset në një zonë komode, ku pagesa e një gjobë të mundshme shihet thjesht si një kosto operative, pa u rrezikuar reputacioni i tyre para publikut.
Inspektorati ka bërë të ditur se prioritetet e tyre shpesh diktohen edhe nga rrethanat emergjente, siç ishte menaxhimi i sigurisë së ujit pas vërshimeve.
“Me konsolidimin e Qeverisë, ndër hapat e parë prioritarë do të jetë: Rritja e numrit të inspektorëve sanitarë; Intensifikimi i aksioneve të jashtëzakonshme inspektuese; Zbatimi i plotë dhe i qëndrueshëm i Ligjit për Kontrollin e Duhanit; Fuqizimi i aktiviteteve mbështetëse për promovimin e ndalimit të duhanit; Plotësimi dhe përmirësimi i kornizës ligjore për të eliminuar paqartësitë praktike në zbatim”, deklaruan nga Inspektorati.
Derisa të realizohet premtimi për rritjen e numrit të inspektorëve dhe intensifikimin e aksioneve të jashtëzakonshme me konsolidimin e Qeverisë së re, qytetarët do të vazhdojnë të përballen me tymin e duhanit në pothuajse çdo hapësirë të mbyllur të gastronomisë.
The Ebola outbreak in the Democratic Republic of Congo has surpassed 6,000 confirmed infections, marking a grim new milestone as authorities struggle to contain the rapidly expanding epidemic. Government figures released on
Artificial intelligence could become so powerful in financial markets that central banks may eventually be forced to rethink how they communicate monetary policy, according to Princeton University economist Markus Brunnermeier. Speaking to
Tensions between the United States and Iran have escalated again after U.S. forces struck two Iranian launchers on Larak Island, prompting Tehran to retaliate against American military bases in the region. A
Thousands of passengers faced flight delays and cancellations at Kenya’s main international airport on Monday as airport workers continued a go-slow strike for a second consecutive day. The industrial action at Jomo
Italy’s population is projected to decline by almost four million people by 2050, raising serious concerns about the future sustainability of the country’s economy, pension system and broader welfare structure. New demographic