February 12, 2026
1 min read

Policia në Pejë e kërkon një të dyshuar për tri vepra penale

Policia në Pejë, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe në përputhje me ligjin për publikimin e fotos së personave të kërkuar, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.

Sipas policisë, ai kërkohet për veprat penale: mashtrim, falsifikim i dokumenteve dhe legalizim i rremë.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që kushdo që posedon informacione lidhur me vendndodhjen e personit të dyshuar, të njoftojë menjëherë Policinë apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.

Për çdo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:

  • Numrit emergjent: 192
  • Numrit pa pagesë: 0800 19 999
  • Drejtorisë Rajonale në Pejë: 039 432 327
  • Email: info@kosovopolice.com

Latest from Blog

Go toTop