February 12, 2026
1 min read

Vdes një 50-vjeçar në Berat, ra nga çatia e një shtëpie ku po punonte

Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga lartësia duke punuar për ndërtimin e çatisë së një shtëpie në lagjen “Uznovë” të Beratit.

Mësohet se Pëllumb Mollaj ka qenë duke punuar në çatinë e një shtëpie në këtë lagje dhe aksidentalisht ka rënë nga çatia. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas rënies, si pasojë e dëmtimeve të marra, shkruan A2.

Trupi i tij i pajetë është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop