February 16, 2026
1 min read

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Bazuar në raportin zyrtar të policisë, janë arrestuar dy gra dhe katër burra.

Rastet janë regjistruar në Prishtinë, Drenas, Fushë Kosovë, Pejë e Gjakovë.

Më poshtë gjeni rastet e dhunës në familje:

Prishtinë/ 15.02.2026-07:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pas me familjarët e saj. Me vendim të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje.

Gllogoc/ 15.02.2026-03:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë/ 15.02.2026 – 14:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka ofenduar atë me fjalë fyese. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, kurse rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë/ 15.02.2026-20:00 Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë /15.02.2026-00:45. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj kosovar mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë /15.02.2026-10:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë/ 15.02.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Latest from Blog

Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Liderin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë sipas raportimeve në median shtetërore iraniane. Ky funeral tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me fotografitë në
Go toTop