February 16, 2026
1 min read

Personat në fotografi kërkohen nga Policia për vjedhje të rënda në Gjilan

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale në Gjilan, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin dhe lokalizimin e personave të shfaqur në video.

Sipas Policisë, personat e kërkuar dyshohen për vjedhje të rënda në Gjilan.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar. Kërkesa përsëritet pasi në dy njoftimet e mëhershme janë publikuar vetëm fotografitë, ndërsa tani nga Prokuroria Themelore në Gjilan është autorizuar edhe publikimi i videos, me qëllim që të lehtësohet njohja dhe identifikimi i personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Liderin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë sipas raportimeve në median shtetërore iraniane. Ky funeral tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me fotografitë në
Go toTop