February 16, 2026
1 min read

Arrestohet në Prishtinë 69-vjeçari i dënuar me dy vjet burg për tentim-vrasje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që ishte në kërkim dhe i dënuar me dy vite burgim për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Sipas njoftimit në Facebook,  gjatë ditës së sotme Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e të dyshuarit.

Personi me inicialet V.C., 69 vjeç, ishte i dënuar me dy (2) vite burgim për tentim vrasje. Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin gjyqësor.

Policia falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe riafirmoi përkushtimin për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e çdo vepre penale që cenon rendin dhe qetësinë publike. 

Latest from Blog

Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Liderin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë sipas raportimeve në median shtetërore iraniane. Ky funeral tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me fotografitë në
Go toTop