February 17, 2026
1 min read

Dhunohet një e mitur në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën e 15 shkurtit në Gjakovë. Një e mitur dyshohet se është dhunuar po nga një i mitur.

Babai i vajzës, nga Ferizaj, e ka raportuar në polici të bijën, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Gjakovë 15.02.2026. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar në stacion policor Ferizaj se, vajza e tij e mitur kishte dalur nga shtëpia dhe se dyshon se e njëjta është me një të mitur mashkull kosovar. Njësiti i hetuesisë kanë shoqëruar në stacion policor palët për intervistim në prani të  mbrojtësit të viktimave dhe punëtorit për punë sociale. Me vendim të prokurorit pas intervistimit  i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Latest from Blog

Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Liderin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë sipas raportimeve në median shtetërore iraniane. Ky funeral tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me fotografitë në
Go toTop