February 17, 2026
1 min read

Në marshin për çlirimtarët ishte edhe Mozzik, u shfaq me foton e Kadri Veselit

Në mesin e mijëra qytetarëve që ishin pjesë e marshit historik “Drejtësi, jo politikë” në kërkim të drejtësisë për çlirimtarët që po gjykohen në Hagë, ishte edhe reperi Mozzik.

Ai u shfaq me fotografinë e Kadri Veselit të ngjitur në xhupin e tij të zi.

“Lirojeni Kadri Veselin”, shkruhet në foto.

Artisti më vonë është shfaqur edhe pranë fëmijëve të Veselit, ish-kryetarit të Parlamentit të cilin vazhdimisht e ka mbështetur.

Latest from Blog

Go toTop