E hëna që lamë pas ishte shkouese për dy të mitura, që u ngacmuan seksualisht, nga një person rreth moshës 40 vjeçare.
Demantim News merr vesh se bëhet fjalë për Idriz Bërbatovcin, i cili në rrugën ‘’Ilir Konushevci’’ në kryeqytet, ka ngacmuar dy vajza, duke nxjerrë organin gjenital para tyre.
Po ashtu, Demantim ka siguruar pamjet kur të miturat ikën nga frika prej vendit të ngjarjes, ndërsa, personi priste ende që ato të ktheheshin, duke qëndruar me organin jashtë.
Kur dëgjoi që po vinin dy vajza të moshës madhore, ai u vesh dhe tentoi të ikte.
Gjithashtu, duke u bazuar në burime të mirëinformuara, Idriz Bërbatovci, para disa vitesh ka rrahur një grua dhe ka ngacmuar gjithmonë vajza që kalojnë pranë parkut, që gjendet te shkolla ‘’Nexhmi Mustafa’’ në Lebanë të Prishtinës, aty ku ai jeton.
Pra, sikur të mos ekzistonte kamera, ky akt nuk do vihej në pah dhe ky ngacmues, që mund të jetë dhunues potencial, do vazhdonte t’i kryente këto veprime të turpshme.
E ngacmues seksual fatkeqësisht në Kosovë ka shumë, e të mëdha janë edhe shifrat ku raportohet thuajse çdo ditë, për dhunime të femrave në vend, kryesisht nën moshë.
Videon e realizuar nga Demantim mund ta shihni duke klikuar KËTU