February 19, 2026
1 min read

Grenell shpërndan fjalën e presidentit Trump: Për çdo problem me Serbinë, më telefononi mua

Richard Grenell, i Dërguari Special i Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA-së, postoi në Twitter pjesë nga fjala e presidentit Trump gjatë mbledhjes së Bordit të Paqes në Washington, ku foli për shmangien e një lufte mes Serbisë dhe Kosovës.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, gjithashtu i tha presidentes Vjosa Osmani se për çdo problem mes këtyre shteteve mund të telefonojë atë.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli për paqen midis Kosovës dhe Serbisë: ‘Po merreni vesh. Dhe kur nuk merreni vesh, telefononi dhe ne do ta zgjidhim,’” shkruan Grenell.

Latest from Blog

Shitësit online në shënjestër të mashtruesve

Vetëm disa minuta pasi një qytetar nga Prishtina publikoi një shpallje për shitje në platformën online MerrJep, atë e kontaktoi “blerësja” e parë. Ajo u interesua nëse produkti ishte ende në shitje
Go toTop