February 20, 2026
1 min read

Përfundon seanca gjyqësore e rastit të sulmit në Banjskë

Ka përfunduar seanca gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë, e cila u mbajt sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Para gjykatës u sollën tre të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Dy prej të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq –  kanë vendosur të mbrohen në heshtje, ndërkaq Dushan Maksimoviq pritet të deklarohet në seancën e radhës.

Gjykata po ashtu bëri të ditur se do të ndërmarrë veprime për t’i mundësuar mbrojtjes shqyrtimin e provave materiale në Qendrën e Paraburgimit. 

Në seancën e së enjtes, prokurori i rastit, Naim Abazi, propozoi administrimin e disa provave, përfshirë dy raporte përmes ndihmës juridike ndërkombëtare nga Amerika.

Latest from Blog

Go toTop