Spekulimet rreth aktorit australian Jacob Elordi po rriten me shpejtësi, teksa mediat aludojnë se ai mund të zëvendësojë Daniel Craig në rolin legjendar të agjentit 007.
28-vjeçari ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut kohët e fundit për interpretimin e tij si Heathcliff në filmin Wuthering Heights, i drejtuar nga Emerald Fennell, si dhe për nominimin e tij për Oscar për performancën në filmin e Guillermo Del Toro, Frankenstein.
Sipas disa raportimeve mediatike, Elordi thuhet se ka pasur një takim me regjisorin Denis Villeneuve, i cili do të drejtojë filmin e ardhshëm të Bond, Bond 26, prodhuar nga Amazon/MGM. Një burim i famshëm i thashethemeve, DeuxMoi, pretendon se aktorit i është ofruar roli i famshëm i spiun-it britanik.
Nëse ky spekulim rezulton të jetë i saktë, Elordi do të bëhej australiani i dytë që luan James Bond, pas George Lazenby, i cili interpretoi rolin në filmin On Her Majesty’s Service të vitit 1969.
Opinioni është i ndarë: The Independent e cilësoi Elordin si një zëvendësues të shkëlqyer për Craig, duke përmendur karizmën dhe magnetizmin e tij, ndërsa The Telegraph kritikon lartësinë e tij, duke e quajtur “superspiuni i ri me lartësi të frikshme”.
Mes fansave, ka gjithashtu debate mbi origjinën e aktorit, disa duke argumentuar se James Bond duhet të mbetet britanik. Emra të tjerë të përfolur për rolin përfshijnë Idris Elba, Henry Cavill, Callum Turner dhe Aaron Taylor-Johnson.
Kur u pyet për këto spekulime, Elordi komentoi: “Kjo është e bukur… Më pëlqen që njerëzit ndoshta duan të më vendosin në filmat e tyre. Kjo më bën shumë të lumtur.”