Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është paraqitur sot në vendkalimin kufitar Bllacë.
Kështu ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së, përmes një njoftimi zyrtar.
“Më 23.02.2026 në ora 06:10 minuta në hyrje të republikës së Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitarë Bllacë u paraqit Artan Grubi, i lindur më 07.06.1977 me masën “Arresto”. Personi në fjalë është privuar nga liria për veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
