Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur sot lidhur me kërkesën e SPAK-ut për autorizim në heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Kjo mbledhje me dyer të mbyllura është shoqëruar me debate, pasi demokratët kanë kërkuar që të jetë e hapur, por që nuk është pranuar nga socialistët.
Kreu i grupit parlamentar i të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur PD-së duke i thënë se habitet si kjo parti është kundër kërkesës së Prokurorit që mbledhja të jetë e mbyllur
“Kërkesa është e qartë, prokurori e do me dyer të mbyllura. Jeni qesharakë, thoni duam pikën 1 dhe nuk duam pikën 2 të të njëjtës kërkesë nga prokurori. Mjerë Shqipëria për këtë opozitë”, është shprehur Balla.