February 23, 2026
1 min read

Policia e Kosovës pranon pesë vetura dhe pajisje nga Gjermania, në vlerë të 200 mijë €

Policia e Kosovës ka pranuar sot një donacion nga Republika Federale Gjermane në vlerë 200 mijë euro.

“Zv.Drejtori i përgjithshëm i PK-së z.Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, priti në takim përfaqësuesin e Ambasadës Gjermane zëvendës ambasadorin z. Christian Böttcher, ku edhe u bë pranim-dorëzimi i një donacioni nga Republika Federale e Gjermanisë”, thuhet në postimin e Policisë në Facebook.

Ky donacion, siç thuhet, synon mbështetjen për Policinë e Kosovës, konkretisht në forcimin e mbikqyrjes së kufirit shtetëror. Donacioni në fjalë ka vlerën rreth 200 mijë euro, përfshirë 5 vetura dhe paisje teknologjike.

“Policia e Kosovës, vlerson lartë bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë Gjermane dhe Ambasadës Gjermane, në ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe të teknologjisë”, thotë PK.

Latest from Blog

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

Shërbimi i Kërkim‑Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka bërë të ditur se është duke zhvilluar një operacion në Bjeshkët e Sharrit. Përmes një njoftimi në Facebook, ky shërbim ka treguar se ekipet
Go toTop