February 24, 2026
1 min read

FedEx padit qeverinë amerikane për rimbursim tarifash pas vendimit të Supremes

Gjiganti i logjistikës FedEx ka paditur qeverinë e Shteteve të Bashkuara për të kërkuar rimbursimin e tarifave doganore të paguara sipas skemës së vendosur nga presidenti Donald Trump, vetëm pak ditë pasi Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi bazën ligjore të tyre.

Vendimi konstatoi se presidenti kishte tejkaluar kompetencat, duke theksuar se vetëm Kongresi ka autoritetin për të vendosur tarifa në kohë paqeje.

Padia u dorëzua në US Court of International Trade kundër Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit  dhe komisionerit të saj, Rodney Scott, institucione përgjegjëse për mbledhjen e tarifave të vendosura sipas Aktit për Fuqitë Ekonomike në Emergjencë të vitit 1977.

FedEx deklaroi se ka pësuar dëm financiar dhe do të kërkojë rimbursim të plotë, megjithëse deri më tani nuk është përcaktuar një procedurë zyrtare për kthimin e miliardave dollarëve të mbledhura nga qeveria.

Sipas vlerësimeve të Yale Budget Lab, SHBA ka mbledhur rreth 142 miliardë dollarë tarifa sipas IEEPA deri në mesin e dhjetorit 2025, ndërsa vlerësime të tjera e çojnë shifrën në 175 miliardë dollarë.

Latest from Blog

Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Liderin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë sipas raportimeve në median shtetërore iraniane. Ky funeral tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me fotografitë në
Go toTop