Kryeministri australian Anthony Albanese ka deklaruar se qeveria e tij mbështet heqjen e ish-Princit Prince Andrew nga radha e trashëgimisë së fronit britanik, pas zhvillimeve të fundit lidhur me raportet e tij me financierin e dënuar për abuzime seksuale Jeffrey Epstein.
Albanese tha se Australia do t’u shkruajë vendeve të tjera të Komonuelthit për t’i informuar mbi qëndrimin e saj, duke theksuar se çdo ndryshim duhet të iniciohet nga qeveria britanike dhe të miratohet nga 14 shtetet e tjera që njohin si kreun e shtetit Charles III.
Edhe Zelanda e Re ka bërë të ditur se do të mbështesë një vendim të tillë nëse propozohet nga Londra.
Andrew, i cili është i teti në radhën e trashëgimisë, u arrestua javën e kaluar dhe u mor në pyetje në kuadër të një hetimi për shpërdorim detyre. Ai ka mohuar çdo shkelje ligjore. Zyrtarët britanikë kanë theksuar se çdo vendim për statusin e tij do të merret pas përfundimit të hetimeve.