February 24, 2026
1 min read

“Krijimi i Speciales ishte gabim”, Serwer: Ish-luftëtarëve të UÇK-së po u bëhet padrejtësi e madhe

Krijimi i Gjykatës Speciale në Hagë ishte një gabim i madh. Kështu thotë eksperti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer.

Ai e quajti padrejtësi të madhe atë që po u bëhet ish-luftëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke akuzuar Dhomat e Specializuara për tejkalim të mandatit.

“Unë e shikoj si kthimin e viktimës në dhunues dhe jam shumë i zhgënjyer me gjykatën. Mori një interpretim të gjerë të mandatit të vet. Kjo nuk më pëlqen aspak dhe po del si një gabim i madh që unë i kam nxitur politikanët në Kosovë që ta zbatojnë, por tashmë po del gabim i madh. E ka tejkaluar masën, e ka vënë gjykatën në një kanalizim që do të përfundojë në diskreditimin e gjyqit dhe jo të UÇK-së”, tha eksperti amerikan në një intervistë për A2 CNN.

Serwer foli gjithashtu për Bordin e Paqes, duke e cilësuar atë një ide të keqe. Megjithatë, sipas tij, Kosova dhe Shqipëria përfitojnë.

“Bordi i Paqes, nuk është diçka që unë jam entuziast me thënë të drejtën dhe mendoj se ishte një gabim që u autorizua edhe nga Këshilli i Sigurimit pa pasur një mandat të qartë dhe kjo pjesëmarrje është e dyshimtë përballë syrit të europianëve dhe nuk jam optimist. Mendoj se kjo është në thelb një ide jo e mirë, por nuk do të thotë se Kosova të mos marrë avantazh dhe të mos e rrisë profilin ndërkombëtar. Mendoj se Kosova dhe Shqipëria po e bëjnë këtë”, tha Serwer.

Latest from Blog

Osmani: FSK-ja është trashëgimtare e UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës është trashëgimtare e UÇK-së. Osmani foli nga Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ku po shënohet 28-vjetori i Epopesë së
Go toTop