February 24, 2026
1 min read

Pamjet e bunkerit të Zelenskyt publikohen për herë të parë

Pamjet e bunkerit sekret të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky janë bërë publike për herë të parë, nga vet lideri, në fjalimin e tij drejtuar popullit, në shënimin e përvjetorit të katërt të pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia.

Në video shfaqet një korridor i gjatë pa dritare dhe me një tabelë, ku shkruan “Zyra e Presidentit të Ukrainës”.

Më pas, shihet një ikonë ortodokse në një mur me një përshkrim të simbolit kombëtar ukrainas.

“Kjo zyrë, ky vend i vogël në bunkerin në Rrugën Bankova është vendi ku zhvillova bisedat e mia të para me udhëheqësit botërorë në fillim të luftës. Këtu fola me Presidentin Biden dhe pikërisht këtu dëgjova: Volodymyr, ka një kërcënim. Duhet të largohesh urgjentisht nga Ukraina. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë me këtë. Dhe këtu u përgjigja se më duhen municione, jo një makinë”, tha Zelensky.

Rruga Bankova ndodhet në mes të lagjes qeveritare në Kiev dhe ka qenë vendi i zyrave presidenciale që nga pavarësia në vitin 1991.

Latest from Blog

Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Liderin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është shtyrë sipas raportimeve në median shtetërore iraniane. Ky funeral tre-ditor ishte planifikuar të fillonte gjatë ditës së sotme, me fotografitë në
Go toTop