February 24, 2026
1 min read

Aksioni në Gjakovë: 2 mijë gjoba për një javë, lirohen trotuaret

Vendin e destinuar për këmbësorë, po e zënë shoferët me makinat e tyre.

Por këta të fundit, për parkime në trotuare, nuk po shpëtojnë pa gjoba nga Policia në Gjakovë.

Gjobat sillen nga 40 e deri në 150 euro, varësisht si parkohen automjetet.

Dënime të tilla morën afro 2 mijë qytetarë për një javë prej kur policia në këtë qytet nisi këtë aksion me kërkesë të komunës.

E policia thotë se operacionin nuk do ta ndalë me kaq.

Latest from Blog

Go toTop